Gianluigi Donnarumma dhe Milani po vazhdojnë bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Sipas mediave italiane, menaxheri i lojtarit Mino Raiola, së fundi ka pasur një takim me krerët e klubit të Milanit, për të biseduar rreth së ardhmes së lojtarit, transmeton KOHA.
Raiola thuhet se është pajtuar me kushtet e ofruar nga “Rossonerët” dhe shumë shpejt pritet të nënshkruhet kontrata e re.
Donnarumma është në vitin e fundit të kontratës me klubin italian.
21-vjeçari aktualisht është jashtë fushave të gjelbra shkaku i infektimit me koronavirus.
-
30 tetor 2020 15:55
-
Shpërndaje në: