Sport

Drenica prezanton trajnerin nga Shqipëria, Bledar Devolli

Descriptive Text

Klubi i futbollit Drenica ka prezantuar të hënën trajnerin nga Shqipëria, Bledar Devolli.

Devolli do ta zërë vendin e Fadil Ramës që u largua nga drejtimi i ekipit për shkak të rezultateve jo të mira këtë stinor.

Klubi nuk ka njoftuar për detajet e marrëveshjes. Devolli i është bashkuar klubit nga Skënderaj dhe do t’i nisë menjëherë stërvitjet për ta përgatitur ekipin për ndeshjen e radhës.

Për trajnerin 42-vjeçar, Drenica do të jetë skuadra e dytë në Kosovë, pasi në vitin 2018 ishte pjesë e klubit KEK-u.

Si trajner në Shqipëri, Devolli ka udhëhequr Kamzën, Tomorin, Kastriotin, Bylysin dhe së fundi Tiranën (U19).