Sport

Lewandowski shënon hat-trick në fitoren ndaj Frankfurtit

Descriptive Text

Skuadra e Bayernit ka mposhtur Frankfurtin me rezultat 5-0. Në ndeshjen e zhvilluar pa tifozë në Allianz Arena, Robert Lewandowski ka shënuar një het-trik, ndërsa Sane dhe Musiala janë në listën e golashënuesve.

Pas këtij takimi, Bayern Munich renditet në pozitën e dytë në Bundesligë me 13 pikë, ndërsa Eintracht Frankfurt është e gjashta me gjithsej tetë pikë. Pozitën e parë pas pesë ndeshjeve të zhvilluara e mban Leipzigu, me 13 pikë. Në këtë kampionat, polaku Lewandowski, ka shënuar deri më tani 10 gola.