Përfaqësuesja gjen rehatinë dhe përkrahjen në “Riza Lushta”

Përfaqësuesja gjen rehatinë dhe përkrahjen në “Riza Lushta”

09 qershor 2017 09:26

Ato që i munguan Përfaqësueses së Kosovës në dy ditët e para të përgatitjeve, i gjeti në ditën e tretë. Pati përkrahjen e rreth 300 shikuesve, fusha ishte më e mirë për stërvitje dhe para së gjithash e përcolli fati - nuk u lëndua asnjë lojtar, shkruan sot Koha Ditore.

Pas dy ditësh stërvitjeje në fushën e Obiliqit, ku u lënduan dy lojtarë, Përfaqësuesja e Kosovës stërvitjen e së enjtes e zhvilloi në Mitrovicë, në stadiumin "Riza Lushta". Ajo po përgatitet për ndeshjen e radhës eliminatore, që të dielën në Shkodër do ta luajë kundër Turqisë në kuadër të Grupit I për Botërorin "Rusia 2018".

Edhe stërvitjen e fundit, atë të së premtes do ta zhvillojë në Mitrovicë, e më pas do të niset për në Shkodër, ku do të ketë vetëm një stërvitje para ndeshjes me Turqinë, të shtunën në stadiumin "Loro Boriçi".

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme