Sport

Milani synon ta mbajë Ibrahimoviqin deri më 2022

Milani është duke e përgatitur ofertën e re për Zlatan Ibrahimoviqin, që do ta mbante atë në ekip deri në vitin 2022.

Shpresohet që një rinovim i kontratës të bëhet edhe me Gianluigi Donnarumman.

Suedezi e nënshkroi kontratë njëvjeçare në shtator dhe drejtori teknik Paolo Maldini, njoftoi para derbit me Interin se Milani është në bisedime me Mino Raiolan. Raiola është menaxher i Zlatanit dhe portierit Donnarumma, që është në vitin e fundit të kontratës.

“Calciomercato” bëri të ditur të enjten se “rossonerët” shpresojnë që portieri të bindet dhe të qëndrojë në ekip, ndërsa Ibrahimoviqi të vazhdojë edhe një sezon tjetër në “San Siro”.