Sport

City insiston për transferimin e Koulibalyt

Manchester City ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibalyt.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit anglez do të tentojnë transferimin e mbrojtësit gjatë janarit.

Skuadra angleze gjatë verës tentoi transferimin e Koulibalyt por nuk gjeti marrëveshje me Napolin.

Krerët e klubit italian po kërkojnë rreth 80 milionë euro për mbrojtësin. Manchester City thuhet se është i gatshëm të dërgojë një ofertë prej 60 milionë euro gjatë janarit.

Për mbrojtësin senegalez interesim ka shprehur edhe Liverpooli.