Sport

Dembele në shtije

Koeman nuk llogarit në shërbimet e sulmuesit francez

Ousmane Dembele do të shitet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediave spanjolle, trajneri Ronald Koeman nuk llogarit në shërbimet e sulmuesit francez.

Në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës sulmuesi francez dështoi të transferohej te Manchester United.

Barcelona për të liruar sulmuesin e krahut po kërkon rreth 50 milionë euro.

23-vjeçari këtë sezon ka luajtur në vetëm një ndeshje me Barcelonën në La Liga.

Dembele ka pasur probleme të shumta me lëndime që prej transferimit te katalunasit.