Sport

Aliti: Ishim më të mirë se Maqedonia

Mbrojtësi Fidan Aliti pas takimit ndaj Maqedonisë së Veriut tha se Kosova ishte më e mirë se ekipi kundërshtar, porse humbja duhet pranuar.

Kosova pësoi me rezultat prej 2 me 1 ndaj Maqedonisë së Veriut, duke lëshuar rastin që të kualifikohet për në Evropian.

“Jemi të zhgënjyer. Pranuam dy gola. Është e vështirë, por ky është futbolli, duhet ta pranojmë. Besoj se ishim skuadra më e mirë sonte”, ka thënë Aliti.