Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa, ka thënë se është njoftuar nga menaxheri Antonio Conte që nuk ka të ardhme në Stamford Bridge.
Costa që në janar u lidh me një kalim në ligën kineze, pritet të largohet gjatë verës nga klubi londinez, pasi raportohet që tashmë kanë arritur marrëveshje me Romelu Lukakun e Evertonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo28-vjeçari ka konfirmuar se Conte i ka shkruar një mesazh se është i lirë për të gjetur një klub tjetër.
“Mora një mesazh të thjeshtë në telefonin tim nga Conte, i cili më ka thënë se nuk llogarit në mua për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Costa pas barazimit 2 me 2 të Spanjës në miqësoren me Kolumbinë.
“Kjo ndodhi pasi jam sjell keq sivjet. Është turp. Mesazhin ua kam përcjell të tjerëve në klub që të vendosin, por është e qartë se trajneri nuk llogarit në mua dhe nuk më dëshiron më”, ka shtuar ai.
“Jam në kërkim të një ekipi. Nëse trajneri nuk ju dëshiron, duhet të largoheni”.