Sport

Klodian Duro, trajner i Feronikelit

Descriptive Text

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Klodian Duro, është zgjedhur trajner i ri i Feronikelit.

Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën nga Drenasi.

Si futbollist në karrierë, Duro ishte shpallur katër herë kampion i Shqipërisë, kishte fituar tri herë Kupën dhe Superkupën shqiptare dhe një herë kupën në Qipro.

Si trajner karrierën e ka nisur te Kukësi, duke fituar Kupën, ndërsa më pas ka drejtuar edhe Kamzën e Luftëtarin.

Duro te Feronikeli është pasardhës i Afrim Tovërlanit, i larguar pas pesë xhirosh në sezonin e ri.