Sport

Ballkani i pandalshëm ndaj Drenicës, Prishtina ndan pikët me Llapin

Ballkani ka shënuar fitore të thellë në sfidën e sotme ndaj Drenicës, derisa Prishtina ka ndarë pikët me Llapin në kuadër të Superligës.

Ballkani shënoi fitore prej 5 me 0, derisa sulmuesi në top formë Mirlind Daku edhe sot pati paraqitje të jashtëzakonshme, transmeton KOHA.

Daku shënoi dy gola, derisa edhe Armend Thaçi pati paraqitje shumë të mirë duke shënuar dy herë.

Derisa një gol e shënoi Arbër Prekazi.

Në ndeshjen tjetër Prishtina e Llapi kanë ndarë pikët, duke barazuar me rezultat pa gola.

Tabela është kjo:

Image