Paris Saint-Germaini po vazhdon interesimin për mesfushorin Dele Alli.
Futbollisti i Tottenhamit ka humbur vendin në formacionin bazë e madje nuk u grumbullua as për ndeshjen e fundit.
Kjo ka bërë që të flitet për një largim të Allit nga Tottenhami, transmeton KOHA.
Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Parsi-Saint-Germaini, për ta bindur lojtarin të transferohet në Francë.
Parisienët e kanë kërkuar në huazim mesfushorin me të drejtë blerjeje. Sipas mediave në Ishull, Alli është i gatshëm të largohet nga Londra.
Alli ka kontratë me Spurs deri në vitin 2024.
-
29 shtator 2020 14:23
-
Shpërndaje në: