Sport

Mourinho vlerëson Shkëndijën

Foto: Reuters

Mourinho ka lavdëruar Shkëndijën për paraqitjen e sotme ndaj ekipit të tij.

Tottenhami arriti të kualifikohet tutje në Ligën e Evropës duke e mposhtur klubin tetovar me rezultat prej 3 me 1, transmeton KOHA.

“Kam folur me Pandevin (kapitenin e Maqedonisë së Veriut v.j.) para ndeshjes dhe ai më ka thënë se nuk do të jetë lehtë. Në fund vërtetë ishte ashtu. Është mirë të fitosh tri herë rresht larg prej shtëpisë. Por është puna jonë të fitojmë. Është mirë që kemi kaluar në xhiron tjetër”, ka thënë Mourinho.

Ai ka vlerësuar lart paraqitjen e sotme të Shkëndijës.

“Shkëndija është ekip i mirë që luan me intensitet tjetër prej atij që e kemi ne. Ne kemi filluar fuqishëm dhe kemi menduar se kemi ndeshjen, por më pas vendasit shënuan dhe ishte vërtetë ndeshje e fortë. Megjithatë lojtarët e mi reaguan mirë dhe në fund fituam. Një ekip i madh me trajner të madh. I organizuar mirë”, ka thënë Mourinho. 

Ai ka folur edhe për një situatë interesante para ndeshjes. Portieri i ka thënë se portat janë më të vogla.

“Ishte një situatë qesharake para ndeshjes. Portieri më tha se golat janë të vogla. Portierët e dinë kur nuk është lartësia e duhur. E kemi ditur se diçka është gabim dhe kemi thirrur delegaconin për të kontrolluar. Portieri im kishte të drejtë. Portat ishin pesë centimetra më të vogla. Ne kemi kërkuar që ato të ndërrohen”, ka shtuar Mourinho.