Volejbollistja e Përfaqësueses së Kosovës, Adelajda Ilazi, ka luajtur vetëm në një ndeshje eliminatore për Kampionatin Botëror "Tokio 2018", shkruan sot Koha Ditore.
Ilazi ka luajtur vetëm në ndeshjen e parë kundër Përfaqësueses së Turqisë dhe pastaj nuk është lejuar të aktivizohet edhe në ndeshjet e tjera. Në të vërtetë Ilazi është pezulluar nga CEV-i (Federata Evropiane e Volejbollit) deri në marrjen e një vendimi tjetër, për të sqaruar plotësisht situatën e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërzgjedhësi i ekipit të femrave, Lorik Ilazi, që njëherësh është edhe bashkëshorti i Adelajdës, thotë se shumë shpejt do të verifikohet dhe qartësohet plotësisht situata e volejbollistes.
Ai pranon se Adelajda ka qenë një mungesë e madhe në ndeshjet e tjera, por shton se nuk do të kishte ndonjë ndikim të madh në rezultatet. Kosova ka përfunduar e fundit në Grupin C pa asnjë pikë dhe asnjë set të fituar në pesë ndeshjet e zhvilluara në Bullgari, javën e kaluar.
Krahas Bullgarisë, në këto eliminatore Kosova ka luajtur edhe me Turqinë, Malin e Zi, Zvicrën e Rumaninë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.