Sport

Oezili mbetet te londinezët edhe në sezonin e ri

Mesut Oezili do të mbetet tek Arsenali. Sipas mediave angleze, trajneri Mikel Arteta ka pasur një takim me futbollistin ku i ka bërë të ditur se llogarit në shërbimet e tij.

Oezili përflitej për me një largim të mundshëm nga londinezët gjatë këtij afati kalimtar. 31-vjeçari sezonin e shkuar me “Topçinjtë” kishte zhvilluar vetëm 18 ndeshje në Premierligë, duke pasur probleme të shumta, transmeton KOHA.

Por, situata ka ndryshuar me Oezilin, që është pajtuar të mbetet te londinezët. Oezili ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021. Ai u transferua tek Arsenali nga Real Madridi në vitin 2013, për 47 milionë euro.