Sport

Chelsea afër përforcimit me një portier

Chelsea po synon të përforcohet me një portier në këtë afat kalimtar.

Daily Telegraph raporton se ish-portieri Petr Cech i ka sugjeruar klubit londinez që ta transferojë portierin Edouard Mendy nga Rennes, transmeton KOHA.

Sky Sports ka raportuar se javën e kaluar Chelsea kishte nisur negociatat me klubin francez për ta transferuar këtë portier.

Në këtë afat kalimtar Chelsea ka qenë njëra ndër skuadrat më aktive në treg, duke u përforcuar me: Hakim Ziyechin, Timo Wernerin, Ben Chillwellin, Malang Sarrin, Thiago Silvan dhe së fundmi me yllin e Leverkusenit, Kai Havertz.