Sport

Mbappe kërkon trofe me PSG-në

Descriptive Text

Ylli francez dëshiron skuadër të fortë për Champions League Kylian Mbappe shpreson të fitojë trofe të rëndësishëm me Paris Saint-Germainin.

Ylli i Paris Saint-Germain, Mbappe, thotë se për të fituar Champions Leaguen, skuadra duhet ta përforcojë ekipin, transmeton KOHA.

“Sigurisht që unë jam optimist se ne do ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Duhet ta bëjmë, sepse nëse nuk e besojmë, askush nuk do ta besojë atë për ne. Shpresoj që klubi të bëjë disa përforcime për ta bërë ekipin edhe më të fortë”, u shpreh Mbappe.

Sulmuesi francez ishte një ndër lojtarët kryesorë sezonin që shkoi te francezët, duke shënuar 30 gola dhe 19 asistime.