Sport

10 futbollistë drejt largimit nga Liverpooli

Liverpooli synon që të largojë nga skuadra deri në dhjetë futbollistë gjatë këtij afati kalimtar, raporton Goal.

Nat Philips dhe Sheyi Ojo janë në mesin e futbollistëve që pritet të largohen, dhe për ta kanë shprehur interesim disa prej skuadrave nga Championshipi, transmeton KOHA.

Foresti ka shprehur interesim për ta transferuar Phillipsin, porse duhet të mposhtë garën e fortë të disa skuadrave si Bristol City, Middlesbrough, Stoke, Millwall dhe Swansea.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se Foresti ka shprehur interesim edhe Ojon, i cili në sezonin e kaluar ishte në huazim te Rangers. Të dy këta futbollistë pritet të largohen në huazim ose në mënyrë të përhershme.

Futbollistë të tjerë që pritet të largohen janë: Harry Wilson, Marko Grujiq, Loris Karius, Yasser Larouci, Ben Woodburn, Taiwo Awoniyi, Kamil Grabara, si dhe e paqartë mbetet situata me sulmuesin Rhian Brewster për të cilin duket se Klopp do të marrë një vendim më vonë