Sport

Futbollistët e Liverpoolit dhe Cityt në garë për çmimin e “Lojtarit të Vitit nga PFA”

Katër futbollistë të Liverpoolit e dy të Manchester Cityt janë të nominuarit për çmimin e “Lojtarit të Vitit nga Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë – PFA”.

Kampioni i Premier Ligës ka të nominuar fituesin e vitit të kaluar Virgil van Dijk, si dhe Jordan Henderson, Sadio Mane e Trent Alexander-Arnold, transmeton KOHA.

Te City të nominuar janë Kevin de Bruyne dhe Raheem Sterling.

E gjithashtu janë shpallur nominimet për “Lojtarin më të mirë të ri”, si dhe në kategorinë e grave.

Më poshtë gjeni të gjithë të nominuarit.

Lojtari i Vitit:

Trent Alexander-Arnold - Liverpool

Kevin de Bruyne - Manchester City

Jordan Henderson - Liverpool

Sadio Mane- Liverpool

Raheem Sterling - Manchester City

Virgil van Dijk - Liverpool

Lojtarja e Vitit:

Beth England - Chelsea

Sophie Ingle - Chelsea

Kim Little - Arsenal

Vivianne Miedema - Arsenal

Guro Reiten - Chelsea

Ji So-yun - Chelsea

Lojtari më i mirë i ri:

Tammy Abraham - Chelsea

Trent Alexander-Arnold - Liverpool

Marcus Rashford - Manchester United

Mason Greenwood - Manchester United

Mason Mount – Chelsea

Bukayo Saka - Arsenal

(Të nominuarit në këtë kategori duhet të ishin nën 21 vjeç)

Lojtarja më e mirë e re:

Erin Cuthbert - Chelsea

Lauren Hemp - Manchester City

Chloe Kelly - Manchester City

Georgia Stanway - Manchester City

Lauren James - Manchester United

Ellie Roebuck - Manchester City