Sport

Vidali thotë se do të kthehej te Juventusi

Foto: Goal.com

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, ka konfirmuar se do të ishte i lumtur të luante për Juventusin nën drejtimin e Andrea Pirlos. Ai thotë se taktikisht trajneri Antonio Conte është më i miri.

Vidal në një paraqitje në “Youtube” ka folur për hapat e radhës në karrierë dhe është pyetur për një rikthim te Juventusi, transmeton KOHA.

“Është e jashtëzakonshme që Pirlo është bërë trajner i Juventusit. Nëse ai ka qenë shumë i mirë si lojtar, paramendojeni si trajner. Ka vizion të këtij sporti dhe është i rrallë. Mendoj se mund të ketë sukses. Pirlo është person i mrekullueshëm. Kemi kaluar katër vjet së bashku dhe e kemi fituar katër herë Scudetton. Nëse do të më thërriste, do të isha i kënaqur”, tha Vidal.

Tre titujt e parë, Vidali i kishte fituar me Conten, i cili po ashtu dëshiron që të punojë me Vidalin në Inter.

“Conte është si një makinë, është taktikisht më i miri. Sa i përket të ardhmes, jam i relaksuar. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Jam mirë në Barcelonë, por të shohim”, përfundoi Vidal.