Sport

McKennie zyrtarizohet te Juve

Weston McKennie zyrtarisht ka kompletuar kalimin e tij te Juventusi, në formë huazimi prej 4.5 milionë eurosh me opsionin për blerje prej 18 milionë eurosh nga Schalke 04, duke u bërë amerikani i parë në fanellën e Juventusit.

Sipas “Sky Sport Italia”, opsioni për blerje do të bëhet obligativ nëse ai luan në 60 për qind të ndeshjeve garuese në sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja thuhet se do të ketë edhe 7 milionë euro të tjera në formë burnusesh.

Mesfushori kishte kryer testet mjekësore të premten, në ditëlindjen e 22-të të tij.

Ai te Schalke ka pasur 75 paraqitje në Bundesligë e ka shënuar katër gola dhe ka asistuar po aq herë.