Sport

UEFA kthen tifozët në stadium

Descriptive Text

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka njoftuar se do të lejohet prania e shikuesve në ndeshjen e Superkupës së Evropës, që do të zhvillohet ndërmjet Bayernit dhe Sevillas.

Kjo do të thotë se një pjesë e shikuesve do të lejohen në tribuna më datën 24 shtator kur edhe do të zhvillohet ndeshja ndërmjet fituesit të Ligës së Kampionëve dhe atij të Ligës së Evropës, që do të luhet në Budapest të Hungarisë, transmeton KOHA.

“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë vendim që ndeshja e Superkupës së Evropës, do të luhet me një numër të zvogëluar të spektatorëve – deri në 30 për qind të kapacitetit të stadiumit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e UEFA-s.

Ndërkohë, sa u përket ndeshjeve të tjera UEFA ka thënë se ato do të vazhdojnë të luhen prapa dyerve të mbyllura deri në njoftimin e ardhshëm.