Sport

Tuchel pritet të shkarkohet te PSG-ja

Descriptive Text

Humbja në finalen e Ligës së Kampionëve nga Bayerni, pritet t’i kushtojë me shkarkim trajnerit të PSG-së, Thomas Tuchel.

PSG-ja, të dielën mbrëma u mposht 1:0 nga Bayerni në finalen e luajtur në Lisbonë.

Bëhet e ditur se drejtuesit e ekipit francez pritet t’ia shkëpusin kontratën Tuchelit që i skadon në vitin e ardhshëm. Si pasardhës i Tuchelit te PSG-ja, po shihet trajneri italian Massimiliano Allegri që tashmë një vit është i papunë.

Tuchel është në krye të PSG-së prej fillimit të edicionit 2018/19 dhe deri më tash me ekipin francez ka fituar gjashtë trofe, përfshirë këtu edhe dy tituj kampioni të Ligue 1.