Sport

Wijnaldumi, synimi i parë i Koemanit për përforcimin e Barçës

Descriptive Text

Ronald Koeman dëshiron që ta bëjë mesfushorin e Liverpoolit, Georginio Wijnaldum transferimin e tij të parë te Barcelona, sipas gazetës holandeze AD.

Barça sapo ka transferuar në mesfushë Miralem Pjaniqin në qendër të mesfushës, por Koeman duket se dëshiron të bashkohet me Wijnaldumin sërish, pasi e kishte menaxhuar atë sa ishte trajner i Holandës, transmeton KOHA.

Wijnaldum ende nuk e ka vazhduar kontratën me Liverpoolin, me kontratën aktuale që i skadon më 30 qershor 2021.