Sport

Berisha shënoi gol në ndeshjen e fundit, por s’e fitoi “Këpucën e Artë”

Descriptive Text

Sulmuesi kosovar Besart Berisha ka shënuar gol në fund të stinorit të rregullt në A-Leaguen australiane, edhe pse luajti vetëm në 30 minutat e fundit të ndeshjes.

Ishte goli i 19-të i sulmuesit kosovar në kampanjën e sivjetme në Australi, por që nuk ishte i mjaftueshëm për ta fituar “Këpucën e Artë”.

Skuadra e tij, Western United humbi 3:1 të mërkurën në mbrëmje kundër Melbourne Cityt.

E pikërisht në këtë duel, përballë e pati lojtarin i cili e fitoi çmimin e golashënuesit më të mirë. Jamie MacLaren me dy gola të realizuara në pjesën e dytë shkoi në total prej 22 golash gjithsej.

35-vjeçari Berisha, megjithatë, ka hyrë në garë në “Seritë e Finaleve” në Australi.

Të dielën do të luajë kundër Brisbane Roarit.