Sport

Jahmir Hyka debuton me gol te San Jose Earthquakes

Jahmir Hyka tregon menjëherë se kush është në Amerikë. Mesfushori shqiptar shënoi gol ndërsa debutoi me fanellën e re në takimin e fundit para sezonal të skuadrës së tij San Jose Earthquakes, që mundi 4-1 Sacramento Republic.

Hyka u fut në lojë në pjesën e dytë dhe nuk ju desh shumë për të lënë shenjë, pasi në minutën e 79 coi topin në rrjetë me një prekje të vetme pas krosimit të Godoy, transmeton Supersport.

Nuk mund të kishte fillim më të mirë për Hykën që justifikon menjëherë numrin 10 që mban në fanellë në aventurën e tij të re amerikane. Me këtë sukses San Jose ka një statistikë prej 6 fitoresh, 1 barazimi dhe dy humbjesh në ndeshjet parasezonale. Gjërat bëhen serioze duke nisur nga 4 marsi kur San Jose do të ndeshet me kanadezët e Montreal Impact.