Sport

Verstappen e fiton garën në Britani

Piloti holandez i Red Bullit, Max Verstappen, ka arritur fitore në garën e Formula 1 të mbajtur në Silverstone në Britani të Madhe. Gara ishte e përvjetorit të 70-të të garës së parë në Formula 1.

Verstappen triumfoi para dyshes së Mercedesit, Lewis Hamilton e Valtteri Bottas. Charles Leclerc i Ferrarit zuri vendin e katërt.

Gara ishte mjaft dramatike, një mënyrë mjaft e mirë për të festuar përvjetorin e 70-të të fillimit të serisë së Formula 1 në Silverstone.

Kampioni në fuqi i Formula 1, Hamilton, kryeson renditjen me 107 pikë, 30 më tepër se Verstappen që zë vendin e dytë. Bottas është i treti me 73 pikë.