Sport

Prishtina kundër Lincolnit e Gjilani kundër Tre Pennes në Ligën e Evropës

Prishtina e Gjilani kanë mësuar kundërshtarët e tyre në raundin paraeliminator në Ligën e Evropës.

Nënkampioni i Kosovës, Gjilani do të përballet me skuadrën nga San Marino, Tre Penne, transmeton KOHA.

Kurse fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtina, luan ndaj klubit nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Dritën e pret Legia në rast se e fiton turneun paraeliminator të Championsit

Ndeshjet do të zhvillohen më 20 gusht, derisa nuk do të ketë ndeshje kthyese.

Vjet Prishtina u eliminua nga skuadra tjetër e Gjibraltarit, St Josephs, në këtë fazë të Ligës së Evropës.

Ndërkohë, Lincolni vjet u ndesh me Feronikelin në turneun parakualifikues të Ligës së Kampionëve dhe skuadra kosovare e fitoi duelin (1:0).