Sport

Dritën e pret Legia në rast se e fiton turneun paraeliminator të Championsit

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, do të ndeshet me Legian e Varshavës në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, në rast se e fiton turneun paraeliminator të kësaj gare.

Drita në finale të turneut parakualifikues do të ndeshet me Linfieldin e Irlandës së Veriut, më 11 gusht në Zvicër. Në rast se fiton, atëherë e pret skuadra e madhe polake, Legia. Kështu është vendosur të dielën në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s, Nyon.

Drita në gjysmëfinale të turneut paraeliminator të Championsit e mposhti kampionin e Andorrës, Inter d’Escaldes, 2:1.

Ndërkohë, kampionia e Shqipërisë, Tirana, në raundin e parë të Ligës së Kampionëve do të ndeshet me kampionen e Gjeorgjisë, Dinamo Tbilisi.