Cristiano Ronaldo kuptueshëm ka marrë meritat me dy golat e tij në finale me të cilët udhëhoqi Real Madridin drejt titullit të 12-të të Evropës, por lojtar kyç në triumfin ndaj Juventusit të shtunën në finale ishte mesfushori Luka Modriq.
Real Madridi fitoi 4:1 në finale ndaj Juventusit në Cardiff, por pati një pjesë të parë të vështirë, ku Juventusi dominoi lojën, derisa kroati Modriq mori lojën nën kontroll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRezultati ishte 1:1 pasi goli i avantazhit i Cristiano Ronaldos ishte anuluar nga Mario Manxhukiq, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Por, Juventusi krijoi raste më të mira dhe porta e Gianluigi Buffonit ishte kryesisht e parrezikuar.
Ndërkohë ndikimi i Modriqit u rrit dhe gjërat u kthyen në favor të Real Madridit që arriti fitore bindëse, dhe shënoi më tepër gola ndaj Juventusit të shtunën sesa që kishte pësuar skuadra torineze gjithë këtë edicion në Champions deri para finales.
Modriq ishte figura kyç në mbrojtjen e titullit të Realit në Evropë. “Pjesa e parë ishte e barabartë. Juventusi doli furishëm. Ne nuk kishim posedimin”, tha trajneri i Realit, Zinedine Zidane. “Pjesa e dytë ishte më e mirë. Unë u thash të vazhdojnë të bëjnë atë që po bënim, të bënin më tepër presion dhe të luanin me më tepër gjerësi”.
Me Real Madridin duke luajtur me formacionin 4-4-2, në mesfushë me rreshtimin “diamant” dhe pa lojtarë të krahut tradicional, barra ra te Modriq dhe Toni Kroos për të “pushtuar” pozita më të gjera... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.