Sport

Vllaznia premton se do të bëhet befasi e Superligës

Descriptive Text

Ka bërë befasi të madhe duke mposhtur Ferizajn në ndeshjen e barazhit, por Vllaznia e Pozheranit premton se nuk do të ndalet me kaq.

Klubi që të shtunën u bë pjesë e Superligës së Kosovës në futboll premton se do të jetë befasi edhe e garës elite, në të cilën do të garojë në edicionin 2017\18, shkruan sot “Koha Ditore”. Vllaznia u rendit e treta në Ligën e Parë dhe kështu fitoi të drejtën që përmes barazhit të kërkojë një vend në Superligë.

Vlerësohej autsajdere përballë Ferizajt, që kishte investuar shumë këtë vit dhe që ishte renditur i dhjeti në Superligë. Ferizaj dominoi në fushë, të shtunën në ndeshjen e barazhit që u luajt në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Por gjatë 120 minutave lojë shënoi vetëm një gol, sa edhe Vllaznia dhe sfida u vendos me penallti.

Në penallti më të suksesshëm ishin lojtarët e Vllaznisë që kështu arritën sukses historik... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.