Sport

Lazio rrit në 18 milionë euro ofertën për Muriqin

Lazio vazhdon të insistojë për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

Pasi që ditë më parë, mediat turke raportuan se Fenerbahçe ka refuzuar një ofertë prej 15 milionë euro të Lazios, tash skuadra nga Italia ka rritur për tre milionë ofertën.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio në Twitter.

Pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve ka bërë që Lazio të kërkojë përforcimin e fazës së sulmit dhe Muriqi, vlerësohet i duhuri.

26-vjeçari ka pasur një sezon të mirë te Fenerbahçe, ku në 32 paraqitje ka shënuar 15 gola në kampionatin turk.