Sport

Atalanta e PSG-ja me ndryshime në skuadra për Ligën e Kampionëve

Foto: Getty Images

Atalanta dhe Paris Saint-Germaini i kanë bërë disa ndryshime në skuadrat e tyre në Ligën e Kampionëve, me Bosko Sutalo në mesin e tyre, ndërsa Edinson Cavani është lënë jashtë listës.

UEFA i ka publikuar skuadrat e përditësuara para duelit të “Championsit” dhe turneut “Final Eight” në Portugali.

Atalanta e ka lënë jashtë listës Adrian Tamzen, duke e futur mbrojtësin Sutalo dhe lojtarin e ekipit të ri, Raoul Bellanova. Josip Iliqiq është ende pjesë e skuadrës, edhe pse prezenca e tij duket e pamundur për shkak se slloveni po ballafaqohet me probleme personale.

PSG-ja e ka marrë me vete Mitchel Bakkerin dhe Eric Maxim Choupo-Moting, por Cavani dhe Thomas Meunier i lënduar janë larguar prej listës.