Hazardi i hapur për ofertën e Realit

Hazardi i hapur për ofertën e Realit

04 qershor 2017 19:55

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, ka pranuar se do të dëgjonte ofertën nëse ajo vjen nga Real Madridi.

Belgu ishte fytyrë kyçe e “Bluve” në sezonin e fundit, ndërsa spekulohet se po kërkohet me ngulm nga kampioni i Evropës.

“Sigurisht se do të konsideroja nëse Madridi bën një ofertë. Jam i vendosur të fitoj trofe. Do të ishte e mrekullueshme të fitoj Ligën e Kampionëve. Ky është edhe qëllimi i Chelseat. Sinqerisht, nuk e di çka do të ndodhë”, ka thënë ai për SkySports.

26-vjeçari ka shënuar 72 gola në 248 ndeshje për Chelsean që nga viti 2012.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme