Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët e Dritës hyjnë dhunshëm në stadium

Derbi lokal ndërmjet Gjilanit dhe Dritës ka zgjuar interesim të madh te shikuesit.

Por, kjo ndeshje nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi tifozët e Dritës “Intelektualët” kanë hyrë dhunshëm në stadium duke shmangur pagesën e biletave, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Intelektualët” kanë postuar video në Facebook duke hyrë dhunshëm në stadium, ndërsa kanë shkruar se, “nuk paguajmë bileta në qytetin tonë”.

Ndërsa në një video tjetër shihet dyndje e madhe e tifozëve në hyrje të stadiumit.