Sport

Agjentët e Lacazette javën e ardhshme takim me zyrtarët e Liverpoolit

Sunday Express raporton se Liverpooli dëshiron transferimin e sulmuesit të Lyonit, Alexandre Lacazette, i cili nuk arriti të transferohej tek Atletico Madridi, për shkak se kjo e fundit s’ka të drejtë transferimi të lojtarëve.

Sipas këtyre raporteve thuhet se në javën e ardhshme do të takohen agjentët e lojtarit dhe zyrtarët e Liverpoolit për një transferim të mundshëm të sulmuesit në Anfield Road, transmeton Koha.net.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është në kërkim të një sulmuesi të nivelit të lartë dhe francezi duket se është ideal për ta udhëhequr sulmin e “Të Kuqve”.

Ai ka shënuar 37 gola në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa me Liverpoolin në sezonin e ardhshëm do të mund të luante edhe në Ligën e Kampionëve.