Sport

Roma pranon ofertën e Liverpoolit për Salah

Sky Italia raporton se Liverpooli është shumë afër finalizimit të transferimit të Mohamed Salah, kjo pasi tani është arritur marrëveshja edhe me Romën.

Sipas këtyre raporteve thuhet se Liverpooli ka rritur ofertën për Salah në 40 milionë euro, të cilën Roma e ka pranuar, transmeton Koha.net.

Salah më parë kishte arritur marrëveshje personale me Liverpoolin, dhe në ditët e ardhshme pritet të finalizohet gjithçka.