Sport

Vardy fiton Këpucën e Artë në Premier League

Jamie Vardy e ka fituar Këpucën e Artë të Premier League për edicionin 2019-2020. Ai i ka shënuar 23 gola gjatë këtij sezoni për Leicesterin. Vardy është bërë lojtari më i vjetër qe e ka fituar "Këpucën e Artë" në Premier League. 

33 vjeçari ka mposhtur në këtë garë Danny Ingsin e Southamptonit, Pierre-Emerick Aubameyang e Arsenalit që kanë shënuar nga 22 gola. 

Ky sezon ka qenë më fitimprurësi për Verdyn në Premier League që nga fitorja e titullit në sezonin 2015-16, kur ai shënoi 24 gola, por u mposhtë për Këpucën e Artë nga Harry Kane, i cili shënoi 25.