Sport

Ronaldo: E mrekullueshme ta përfundosh sezonin me Ligën e Kampionëve

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është shprehur shumë i lumtur pas triumfit në Ligën e Kampionëve, duke e cilësuar si sezon të mrekullueshëm këtë përmbyllje.

Portugezi sonte shëkqleu, duke shënuar dy herë në fitoren 1-4 ndaj Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.

“Ka qenë fantastike, edhe një sezon tjetër i mrekullueshëm. Ta përfundosh sezonin me Ligën e Kampionëve dhe rekordin, jam shumë i lumtur”, është shprehur portugezi, i cili sonte është bërë lojtari i vetëm që ka shënuar në tre finale të ndryshme, dhe më mirë se ai në këtë aspekt qëndron legjenda e Realit, Di Stefano, me pesë.

Reali sonte e fitoi titullin e 12, dhe të dytin radhazi, diçka që nuk e ka bërë askush deri më tash.