Sport

Islami e “pa” titullin me dylbi shumë muaj më parë

I vetëm në tribunë, i veshur me tuta dhe me një fanellë me mëngë të gjata të klubit të tij. I buzëqeshur, dorën e majtë të ulur poshtë, ndërsa të djathtën të zënë, duke mbajtur një palë dylbi. Me dylbi shikonte fushën.

Kjo ishte fotografia që ka vënë në "Facebook" qysh më 17 tetor të vitit të kaluar mbrojtësi i Trepçës '89, Përparim Islami, i njohur në futbollin kosovar si "Rruki", shkruan sot Koha Ditore.

Image

"Ka jeni bree" ishte mbishkrimi që shoqëronte fotografinë. 89-shi kishte bërë një shkëputje të lehtë në tabelë pas fitores në udhëtim ndaj Prishtinës dhe Islami, në stilin e tij pyeste rivalët se ku janë rivalët në tabelë.

Ishte herët, fazë fillestare e kampionatit, por fotografia bëri bujë dhe po ashtu dëshmoi se te 89-shi kishte besim se kampionati do të ishte i veçantë, se titulli do të fitohej në fund. Në atë kohë drejtuesit e klubit thoshin se synim i Trepçës '89 është mbijetesa në elitë, por tjetër ishin bindjet te lojtarët. Tek Islami konkretisht...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.