Sport

Ronaldo lë prapa Messin, shkruan historinë në finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo nuk ka të ndalur. Ai ka shkruar historinë në finale të Ligës së Kampionëve duke shënuar në tri finale të ndryshme.

Me golat e shënuar sonte ndaj Juventusit ai lë prapa rivalin e tij te Barcelona, Leo Messin, i cili ka shënuar në dy finale të ndryshme, raporton Goal.

Ronaldo kishte shënuar edhe në finalen ndërmjet Manchester Unitedit dhe Chelseat më 2008, si dhe ndaj Atltico Madridit gjashtë vjet më vonë, transmeton Koha.net.

Më mirë se ai në këtë aspekt qëndron vetëm legjenda e Real Madridit, Alfredo Di Stefano, që ka shënuar në pesë finale të Ligës së Kampionëve.