Sport

Interi u kthehet bisedimeve për Kumbullën

Foto: Corriere della Sera

Interi i është kthyer bisedimeve me Veronan për mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla, shkruan “Sky Sport Italia”. Kumbulla 20-vjeçar është në plane edhe të Lazios e Juventusit.

Interi fillimisht shihej si favorit për transferimin e Kumbullës, por e ndali shkurtazi interesimin për reprezentuesin e Shqipërisë. Mirëpo, “Sky Sport Italia” njofton se janë intensifikuar përpjekjet nga skuadra “neroazzure”.

Kumbulla ka qenë ndër zbulimet më të mëdha në këtë edicion të Series A.