Sport

Ferizaj dhe Vllaznia, në penalti

Descriptive Text

Nuk kanë mjaftuar as vazhdimet për ta mësuar fituesin e sotëm të ndeshjes së barazhit ndërmjet Ferizajt dhe Vllaznisë.

Koha e rregullt kishte përfunduar 0-0, kurse në vazhdime 1-1, transmeton Koha.net.

Ferizaj po lufton për mbetjen në Superligë, derisa Vllaznia për herë të parë synon të futet në Superligë.

Ferati shënoi për Vllazninë, kurse shifrat i barazoi Kuka, përkundër që Ferizaj ishte me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Papuqit.