Sport

Wenger: Do të transferojmë vetëm tre lojtarë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka paralajmëruar se nuk e ka ndërmend të bëjë ndryshime të mëdha në ekipin e parë.

Pasi vazhdoi kontratën edhe për dy vjet, Wenger pritej që të transferonte emra të njohur për të garuar për titull të Premier Ligës.

Arsenali po përballet me problemet me kontrata të Alexis Sanchezit, Mesut Ozilit dhe Alex Oxlade-Chamberlain.

Përkundër kësaj situate, Wenger ka thënë se do të bëjë “maksimumi” tre transferime gjatë kësaj vere.

“Nuk mund të shpenzojmë si klubet tjera sepse ato kanë burime të jashtme që lejojnë shuma të palimituara. Ne mund të shpenzojmë para sepse kemi menaxhuar mirë me klubin”, ka thënë Wenger.

“Të mos harrojmë se shuma e parave që shpenzohen nuk garanton sukses. A është transferim i qëlluar Rob Holding? Një transferim i madh nuk është e nevojshme të lidhet me shumën e parave që shpenzohen për të. Kur ju blini lojtar për 40 milionë funte të gjithë presin nga ai. Kur ju blini dikë për 2 milionë, të gjithë do të thonë se nuk është i mirë”.