Sport

Sulmuesi 90 milionësh që fillimisht u “masakrua”, por më pas impresionoi

Descriptive Text

Gonzalo Higuain ka mundur të humbasë toruan. Ai ka mundur të flasë me mburrje për 32 golat e tij të shënuar këtë stinor, apo për dygolëshin e shënuar në gjysmëfinale ndaj Monacos që hapi rrugën e Juves për të arritur në finale.

Me zyrtarët e mediave duke u munduar të ndalin atë, ai thjesht ka mundur të kthejë shpinë dhe të injoroj pyetjet, transmeton Koha Ditore.

Por, reagimi i tij në pyetjen nëse do të katranos finalen kundër Real Madridit të shtunën, siç bëri në finalen e Botërorit 2014 dhe në Copa America vitin e kaluar, nxiti të qeshura.

"Do të them se nëse kam një finale tjetër si ato, atëherë nuk do të vijnë të më intervistojnë pas ndeshjes", ka deklaruar Higuain.

Është disi e veçantë se një lojtar me një karrierë si Higuaini, në sy të shumë njerëzve ende definohet nga dështimet e tij. Ky është një njeri që ka fituar tri herë La Ligan me Real Madridin dhe tash qëndron vetëm një ndeshje larg për të ndihmuar Juventusin drejt "tripletës" së parë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.