Sport

Isco, magjistari këmbështrembër që më në fund po ecën me hapa të mëdhenj

Isco gjithmonë ka pasur një ecje jo të drejtë. "Pak e çuditshme", e ka quajtur ai. Këmbët e përdredhura dhe të buta, por megjithatë ai gjithmonë është në kontroll të topit dhe kurrë nuk e ka tepër larg këmbës së tij.

Ishte Iker Casillasi dhe Sergio Ramos që së pari e quajtën "magjistari", por së shpejti të gjithë në zhveshtoren e Real Madridit e etiketuan ashtu, dhe duhet të kesh diçka të veçantë për të quajtur magjistar, transmeton Koha Ditore.

Apo nëse Zinedine Zidane thotë se "ai mund të bëjë gjëra që pak lojtarë mund të bëjnë". Pikërisht Zidane, që ishte shquar si baletani me këpucë futbolli.

Francisco Alarcon thotë se fqinjët e kanë njohur Iscon, si njihet shkurt lojtari, si fëmijë që shkonte gjithkund me top.

"Futbolli im vjen nga rrugët", thotë ai. Ai ka luajtur nëpër sheshe, nëpër vende të ndryshme. Luante me vëllanë e tij të madh dhe me bashkëlojtarët e tij në fushat me zhavor të Atletico Benamielit.

Në Benalmadena e konfirmojnë këtë. Njëri tregon se si edhe kur të tjerët nuk ishin atje, Isco bënte ushtrime vetë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.