Sport

Valon Berisha kalon te Reimsi, i bashkohet Zenelit

Descriptive Text

Mesfushori kosovar, Valon Berisha ka bërë lëvizje të befasishme të enjten mbrëma. Berisha është transferuar te Stade de Reims në Ligue 1 të Francës.

Ai i është bashkuar reprezentuesit tjetër të Kosovës, Arbër Zenelit. Reimsi ka prezantuar Berishën si lojtar të ri enjten mbrëma.

Kështu te skuadra franceze bashkohen dy prej lojtarëve kryesorë të Kosovës. Më herët të enjten, Zeneli shënoi gol dhe asistoi në një miqësore.

Berisha është transferuar nga Lazio. Ai në fakt deri më tani ka luajtur si huazim te Fortuna Duesseldorfi, që nuk ia doli të siguroi mbetjen në Bundesligë.

Reimsi ka bërë një përshkrim të detajuar të karrierës së Berishës, mesfushorit qendror që te Lazio nuk e ka gjetur veten.

Berisha do të mbajë fanellën me numër 14 te Reimsi. Ai ka firmosur për katër vjet me klubin francez.