“Perla” e Shaqirit ia siguron Zvicrës rekordin

“Perla” e Shaqirit ia siguron Zvicrës rekordin

03 qershor 2017 09:00

"Duam të udhëtojmë me rezultat pozitiv në Ishujt Faroe", ishin fjalët e seleksionuesit të Zvicrës, Vladimir Petkoviq, në prag të ndeshjes miqësore me Bjellorusinë.

Siç kërkoi ashtu edhe doli, pasi Zvicra të enjten mbrëma triumfoi me rezultatin minimal 1:0 ndaj Bjellorusisë.

Për këtë rezultat pozitiv, Petkoviq duhet të falënderojë mesfushorin kosovar Xherdan Shaqiri. Ylli i Zvicrës e shënoi golin e fitores në minutën e nëntë, transmeton Koha Ditore.

Shaqiri realizoi një gol fantastik, nga një distancë rreth 25 metra duke qëlluar këndin e djathtë të portës kundërshtare. Shaqiri jo vetëm që ia siguroi Zvicrës rezultatin pozitiv me golin e shënuar, por edhe vendosi rekord të Përfaqësueses.

Me triumfin ndaj Bjellorusisë, Zvicra për herë të parë në historinë 112-vjeçare në garat ndërkombëtare, arriti të regjistrojë gjashtë fitore rresht. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme