Sport

St. Paul: Klubi i futbollit gjerman që dëshiron të ndryshojë lojën përgjithmonë

Descriptive Text

Paraja flet në botën e futbollit. Ajo tërheq trajnerët më të mirë, blen lojtarët më të mirë – madje ndihmon për ta rikthyer lojën nga një pandemi globale. Në fakt, çon në lavdi dhe gëzim. Për disa nga klubet më të vogla në botë shpesh shihet si rruga e vetme drejt majës. Por një klub, i futur në rangun e dytë të Gjermanisë, i bën gjërat pak më ndryshe.

St. Pauli është ekipi nga zona e Hamburgut që nuk ka një politikë të tillë. Te ky ekip, futbolli nuk ka qenë asnjëherë dallues. Nuk ka trofe madhështor për t’u shfaqur. St. Pauli ka kaluar vetëm tetë sezone në Bundesligë në historinë e klubit, dhe në vitin 2011 përfundoi i fundit në edicionin e vetëm pas 18 vjetësh në elitën e futbollit gjerman, shkruan BBC, transmeton KOHA. Këtë edicion, klubi ishte shumë afër për të rënë në kategorinë e tretë, por do të jetë pjesë e kategorisë së dytë edhe për edicionin e ri.

Pavarësisht kësaj, shitjet e biletave të St. Paulit tejkalojnë të gjitha ekipet, më përjashtim të tri të mëdhave të Gjermanisë. Në ditën e ndeshjes, në periudha më normale, rrallëherë ka një biletë pa kursyer. Mbështetja e zjarrtë globale e St. Paulit ka pak lidhje me atë që ndodh në fushë dhe gjithçka ka të bëjë me kulturën që e rrethon. Dhe tani, në një kohë kur shumë klube do të lihen në prag të mbijetesës financiare pas shpërthimit të koronavirusit, ata ofrojnë një dritare për një të ardhme më të qëndrueshme në lojën moderne.

Panot dhe shenjat që refuzojnë fashizmin, racizmin, homofobinë dhe seksizmin tashmë janë gjëra të zakonshme në “Millerntor”, stadiumin me kapacitet prej 29.500 ulëseve, ku “mënyra e jetës” së St. Paulit është hedhur guximshëm në ekran. Mirëpo, nuk ishte gjithmonë kështu. St. Pauli u themelua në vitin 1910, por nuk u shfaq si zemra e klasës punëtore deri në mesin e viteve ‘80. Edhe atëherë rilindja ndodhi përmes rastësisë dhe rrethanave.