Sport

Arsenali në gjysmëfinale të FA Cup

Foto: Reuters

Arsenali është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup pas fitores prej 2 me 1 në udhëtim ndaj Sheffield Unitedit.

Ishte Pepe ai që i dha epërsinë Arsenalit duke shënuar nga penaltia në minutën e 25 të ndeshjes.

Vendasit u kundërpërgjigjën përmes McGoldrickut, i cili shënoi për një me një në minutën e 87.

Por, në minutën e 90+1 Arsenali shënoi sërish përmes Ceballos, i cili ia siguroi fitoren ekipit të tij.